Përse Deshampi nuk e thërret Benzeman në përfaqësuesen e Francës?

Trajneri i Francës, Didie Deshamp, shpjegon se përse Karim Benzema mungon në listën e lojtarëve të ekipit përfaqësues francez. Në fakt, Benzema nuk është thirrur në ekipin përfaqësues francez, qysh nga tetori 2015, dhe shkak është “rasti Valbuena”. Me këtë rast, Deshampi jep shpjegimin e tij: “Ju po më pyesni se përse në listën time mungon Benzema? Kjo përfaqësuese është krijuar para Evropianit të fundit, ku ajo arriti deri në finalen e tij. I njëjti grup lojtarësh merr pjesë edhe në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2018…

Kam një grup lojtarësh, ku mbizotëron harmonia, ndërsa besoj se ky ekip ka një potencial të madh. Unë jam ai që i marr vendimet dhe punoj sa i përket segmentit sportiv. Unë, gjithnjë, mundohem të marr vendime të mira për përfaqësuesen dhe nuk do ta ndryshoj parimin e punës sime”, thotë me diplomaci Deshampi. Sa për kujtesë, Benzema është, ndoshta, ylli më i madh i Francës dhe, deri tani, ai ka luajtur 81 ndeshje me përfaqësuesen, me të cilën ka shënuar 27 gola.

Sfidanti.al