Ronaldo dhe Zidane asiste dhe elozhe për njeri-tjetrin

Ish-futbollisti legjendar brazilian Luis Nazario De Lima Ronaldo deklaroi, midis të tjerave, mbrëmë, në një emision të “Movistarit”, se Zinedin Zidane është futbollisti më i mirë, me të cilin ai ka luajtur ndonjëherë gjatë karrierës së tij.

Zidane që tani drejton Realin e Madridit, nuk vonoi që të reagojë ndaj deklaratës së lartpërmendur së futbollistit të papërsëritshëm brazialin, duke vënë në dukje, po dje, se, me të vërtetë, e respektonte shumë Ronaldon.

“Unë e respektoj shumë Ronaldon, ai është futbollisti më i mirë, me të cilin unë kam luajtur dhe kam patur fatin që të luaj me të edhe në një ekip. E kam respektuar shumë, edhe kur e kam patur kundërshtar dhe edhe kur kam luajtur me të në të njëjtin ekip, me Realin e Madridit. Nuk ka gjë më të mirë që të luash bashkë me më të mirin”, tha Zidane.