Janë luajtur vetëm nëntë javë nga kampionati dhe një tjetër trajner largohet nda drejtimi i një skuadre. Pas humbjes 4-1 në Vlorë ndaj Flamurtarit, Mergjyshi ka deklaruar se nuk do të jetë më trajneri i Korabit. Tekniku kryeqytetas tha fillimisht se ndjehej fajtor për humbjen e sotme të skuadrës, por më pas tregohet kontradiktor, pasi thotë se në klub ka pasur probleme të brendëshme, që premtoi se do t’i bëj publike një herë tjetër. “Por pavarësisht gjithçkaje, futbollistët duhet të kishin treguar një tjetër fytyrë gjatë ndeshjes”, përfundon Mergjyshi, i cili duket se e ka ndjerë veten të tradhëtuar.