Që sot, Nejmari ka një superçmim të ri blerjeje tek Barcelona

Ky futbollist ylli Barcelonës, që sot, ka një çmim të ri në pazarin e transferimeve. Vlera e Nejmarit, sot, nuk është më ajo që ka qenë dje, kështu që, tani, ky futbollist brazilian vlen shumë më tepër për të gjithë ata klube që janë të interesuar për shërbimet e tij. Një gjë e tillë vjen si rezultat i kontratës që Nejmari ka nënshkruar me Barcelonën dhe që ka një kohëzgjatje deri më 2021, por, sidoqoftë, ajo përmban një klauzolë, sipas së cilës çmimi i tij i blerjes do të rritet gradualisht gjatë tri viteve të tij të fundit të kontratës.

Kështu që, në këto kushte,çmimi i blerjes së tij, ndërsa ai është brenda kontratës, që në fillim ishte 190 milionë euro dhe, më pas, sezonin e kaluar, u rrit deri në 200 milionë euro, qysh sot, është 222 milionë euro. Thuhet se ka të ngjarë që deri në fund të kontratës së tij me Barçen çmimi i shitjes ose i blerjes së Nejmarit mund të shkojë deri në 250 milionë euro!

Sfidanti.al