Në qytetin argjentinas të Rozarios, rreth 300 km ngaBuenos Ajresi, u zhvillua ceremonia e martesës së futbollistit më të njohur të botës, Lionel Mesit, dhe Antonela Rokuzos.Media argjentinase, tanimë, e ka quajtur atë “dasmën e shekulit”. Gjithsej, në dasmë që po zhvillohet në hotelin më luksoz të Rozarios, janë ftuar 260 veta, përfshi yje të futbollit botëror dhe figura të tjeratë njohura botërore.
Por,sidoqoftë, ftesa për në këtë dasmë, sipas medias, nuk kanë marrë Diego Maradona dhe trajnerët, me të cilët ka bashkëpunuar Mesi gjatë karrierës së tij, përfshi edhe Pep Guardiolën. Për këtë eveniment të madh, u angazhuan disa qindra policë, ndërkohë që ishin akredituar 150 gazetarë për ta mbuluar këtë ngjarje të madhe.
Leo Mesi dhe Antonela Rokuzo njihen qysh në fëmijëri dhe, tani, Mesi, 30-vjeçar, dhe nusja e tij 29-vjeçare kanë dy djem.
Sfidanti.al