Oferta e fundit për nënshkrimin e kontratës së re portierit të Celsit, Tibo Kurtoa, i ishte dërguar para afro një jave, por ai dha përgjigje vetëm dje, duke e kundërshtuar atë. Kështu që klubit londinez do t’i duhet “të vuajë” disi që t’i zgjidhë disa detaje të kontratës, duke pasur detyrën e madhe, por edhe të vështirë, që ta bindë këtë portier të shkëlqyer belg ta nënshkruajë kontratën e re, ndërkohë që ajo ekzistuese skadon më 2019.
Sidoqoftë, ata që e njohin mirë situatën te Celsi, thonë se nuk ka vend për panik, pasi bëhet fjalë për një përpjekje të Kurtoas që ta detyrojë klubin londinez të nxjerrë për të më shumë para. Duhet të theksohet se, gjatë kësaj vere, në qendër të vëmendjes kanë dalë portierët, De Gea, Donaruma, Navasi dhe Obllaku, të gjithë shumë të kërkuar dhe, tani, kësaj liste iu shtua edhe Kurtoa.
Sfidanti.al