Propozimin origjinal për martesë e bën Harri Kejn, ai zgjedh plazhin!

Si shpesh herë po ndodh që propozimet për martesë bëhen pas lindjes së fëmijës së përbashkët. Nuk i shpëtoi kësaj dukurie edhe Harri Kejn, golshënuesi më i mirë i Premier Ligës, i cili e mblodhi mendjen top pikërisht në destinacionin ku mund të të çojë vera e nxehtë. Ai dhe shoqja e tij, Kejt Gudlend po çapisnin në një plazh të bukur të Nasaut, në Bahamas, kur futbollisti i Totenhemit u ndal, i doli përpara femrës, dhe pastaj u ul në gjunjë duke i bërë një pyetje.

Fjalët e Harrit dihen, ndërsa përgjigjen e Kejtit, e dha po Harri. “Ajo tha po, – u shpreh ai, si shpesh herë duke “folur” në rrjetet sociale. Çifti që nuk ka vënë ende kurorë pati një fëmijë në janar, që ia vunë emrin Ivi Xhejn. Historia e tyre është vërtet e bukur, pasi flitet për një njohje të vjetër, që në bankat e shkollës, ndërsa Kejti e ka ndjekur ngjitjen “meteorike” të të dashurit të saj, që tashmë do të jetë burri i saj. Katër vjet më parë, Kejn u huazua në një klub më të vogël, por sot është dy herë radhazi Këpuca e Artë e Premier Ligës dhe ka marrë numrin 9 në kombëtaren e Anglisë.

Sfidanti.al