Mrekullia “Petra Kvitova”, nga plagosja me thikë në prag të triumfit në Uimbëlldon

Petra Kvitova ka kaluar nga njëri skaj i ndjenjës dhe gjendjes njerëzore, në skajin tjetër. Vetëm 6 muaj më parë, tenistja çeke ra viktimë e një sulmi me thikë që jo vetëm i rrezikoi jetën, por edhe fare mirë mund t’ia kishte ndërprerë për fare karrierën. Që nga dhjetori 2016 në korrik 2017 dhe gjithçka është përmbysur. Kvitova 27-vjeçare është kthyer të luajë tenis, madje fitoi edhe turneun e parë që nga plagosja, në Uimbëlldon të Britanisë së Madhe.

Në mungesë të Serena Uilliamsit, që pret të lindë një bebe, dhe të Maria Sharapovës, të dëmtuar dhe të pamundur edhe sportivisht që të marrë pjesë, Kvitova mund të fitojë titullin e tretë në karrierë në Uimbëlldon, pas atyre në 2011 e 2014. “Nuk e di nëse mund të fitoj, – thotë çekja, – në short ka lojtare shumë të forta, edhe pse mungon Serena. Është gjithçka e hapur. Gjithsesi, unë luaj shumë mirë në fushat me bar”.

“Petra është një frymëzim për ne, – thotë ish-numri 1 i botës, shoqja e saj bjelloruse Viktoria Azarenka, – as nuk e marr dot me mend se çfarë kaloi ajo, por u tregua një luftëtare e vërtetë”. Azarenka lindi fëmijën e saj pikërisht në dhjetor, kur Kvitova u plagos, ndërsa do të bëjë edhe ajo (27 vjeç, gjithashtu) rikthimin në Uimbëlldon.

Sfidanti.al