Përse Zidane e quan të mënçur Ronaldon..sapo e largon nga fusha!

Cristiano u largua nga loja në minutën e 64’, duke vazhduar kështu me planin e Zinedine Zidane, që të pushojë në këtë fazë të rëndësishme të sezonit.

“E ndërrova Cristianon sepse duhet të pushojë, kanë mbetur edhe shumë ndeshje”, u shpreh fillimisht Zizu.

“Cristiano është i mençur, ai e di se duhet të pushojë kohë pas kohe. Çdo ditë po ndihet mirë e më mirë”, shtoi trajneri francez.

Ndërsa foli edhe për golin e bukur që shënoi, i 20-ti në 10 ndeshjet e fundit dhe i 40-ti për portugezin deri më tani këtë sezon në të gjitha garat.

“Ky është Cristiano, e ka bërë këtë gjithmonë. Shënon deri në 60 gola në sezon, nuk ka asnjë si ai”.