Salah, Messi… gara për “Këpucën e Artë” vazhdon të jetë e nxehtë. Messi ka barazuar Salahun në garën për Këpucën e Artë, me nga 29 gola.
Gara për “Këpucën e Artë” po bëhet gjithnjë e më interesante këtë edicion.
Mohamed Salah, që kishte primatin e të parit, tani atë vend e ndan me Lionel Messin. Egjiptiani nuk luajti këtë vikend, dhe pasi Messi realizoi het-trik të shtunën, arriti në kuotën e 29 golave, aq sa ka sulmuesi i Liverpoolit.
I treti renditet Ciro Immobile me 27 gola, më pas Robert Lewandowski me 26.
Top 5 e kompleton Jonas me 33 gola, ka shënuar më shumë se gjithë të tjerët, por në Portugali një gol vlerësohet 1.5 pikë, për dallim nga top 5 ligat Evropiane, ku një gol vlerësohet 2 pikë.
Këtë jave Cristiano Ronaldo realizoi një gol, na barazimin e Real Madridit 1-1 me Atleticon në “Santiago Bernabeu”. Me 23 gola në La Liga, ai renditet i 9-ti sa i përket garës për “Këpucën e Artë