“Robin Hudi” në “Bernabeu”, a mund të përmbyset historia?!

Reali i Madridit ka ndërmend të ndërrojë trajner, të paktën sipas mediave spanjolle. Me largimin e mundshëm të Zinedin Zidanit, presidenti Florentino Perez po mendon për pasardhësin dhe ka i ka hedhur “grepat” në Angli. Emri i tij është Jurgen Klop, njeriu i stolit të Liverpulit, i cili ka bërë sërish emër të madh, ashtu si disa vjet më parë tek Dortmundi.

Trajneri gjerman njihet si “Robin Hudi” i futbollit, si njeriu që grabit të pasurit për t’u bërë mirë të varfërve, pra një teknik që pëlqen suksesin me skuadra jo “aristokratike” si Bajerni, apo Reali, por që pëlqen sfida të mëdha me Dortmundin e Liverpulin. A do të ndodhë që “Robin Hudi” të shkojë në klubin më aristokratik të Europës? Nëse po, kjo do të ishte një përmbysje e historisë.

Sfidanti.al