More Çiçarito, pse je ti që  zhyt shpresat e Çelsit në Champions

Çelsi i zhgënjeu edhe një herë tjetër tifozët, duke qenë se në fushën e vet nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 që është dështimi i katërt i Antonio Kontes në pesë ndeshjet e fundit në Premier Ligë, duke arritur vetëm një fitore, një barazim dhe tri humbje. Uest Hemi, nga ana tjetër, arriti të marrë një pikë aq të nevojshme për të në luftën për mbijetese.

Golin e avantazhit “bluve” të Londtës ia dha Aspilikueta që shënoi në min. e 36-të, kurse për miqtë barazoi 180 sekonda mbasi hyri në lojë meksikanasi Çiçarito në min. e 70-të. Futbollistët e Çelsit e goditën portën e Xho Hartit 20 herë, kurse ata të Uest Hemit –portën e Kortuas – vetëm pesë herë.

Sfidanti.al