Federata japoneze e futbollit do të marrë pjesë në Botërorin e sivjetëm, Rusi-2018, ku ekipi përfaqësues i saj është kualifikuar tanimë, por nuk u kualifikua dot trajneri i tij, Vahid Halilhoxhiç, për të cilin kjo federatë njoftoi se e ndërpriste bashkëpunimin me të.
Deri tani, trajneri boshnjak gëzonte një besim të madh në këtë vend aziatik, kështu që vendimi lartpërmendur erdhi papritur, për më tepër që japonezët vendosën që ta shkarkojnë atë vetëm dy muaj para fillimit të kampionatit botëror në Rusi.
Sfidanti.al