Anis Mehmeti ka përjetuar një nga mbrëmjet më të veçanta të karrierës së tij, duke gjetur rrjetën për Ipswich-in në përballjen ndaj Arsenalit në EFL Cup. Futbollisti i Kombëtares shqiptare e nisi ndeshjen si titullar, duke marrë më në fund mundësinë për të zbritur në fushë pas një fillimi të vështirë të sezonit. 25-vjeçari nuk ishte përfshirë në pesë ndeshjet e para të Ipswich-it, por trajneri i dha besimin në një prej sfidave më të rëndësishme të këtij sezoni. Përballë ishte Arsenali, një prej skuadrave kryesore të futbollit anglez, me formacionin që përfshinte emra të rëndësishëm si Gyökeres, Eze, Madueke, Bruno Guimarães, Merino, Zubimendi dhe Gabriel.
Me këtë paraqitje, Mehmeti kishte mundësinë ideale për të treguar vlerat e tij dhe për të fituar sërish besimin e stafit teknik. Dhe shqiptari nuk zhgënjeu, duke realizuar golin, që gjithsesi nuk i vlejti Ipswichit, pasi Arsenali kishte shënuar më herët katër gola, duke triumfuar 4-2 e duke kaluar në raundin tjetër të kompeticionit. Për sulmuesin shqiptar, përballja ndaj Arsenalit ishte jo vetëm një sfidë prestigji, por edhe një mundësi për të treguar se është gati të rikthehet në qendër të vëmendjes.

