Na ishte njëherë Pogba, Zidane e besoi përrallën me “mbret”

Projekti që u mendua në muajin Mars kur Zidane mori serish drejtimin e  Reali të Madridit, mesa duket është shumë larg pritshmërive. Për momentin thotë francezi të gjithë janë lojtarë të skuadrës së tij, por deri më 31 gusht gjithçka mund të ndodh. Ndeshjet e zhvilluara deri tani qofshin ato miqësore apo të vlefshme për kompeticionet e verës, mund të quheshin një zhgënjim nga madrilenët. Teksa patëm largimet të Ceballos, Llorente apo Reguilon dhe afrime të rëndësishme në ekip. U mendua që do të braktisin skuadrën Mariano apo James por të dyve u është dhënë numri që do të mbajnë mbi shpinë këtë sezon. Zizu e nisi projektimin e këtij sezoni me ide të mëdha, ku një pjesë e tyre është realizuar por kanë mbetur ende disa ditë që Reali të marri formën përfundimtare.

Pogba ishte dhe është lojtari I vetëm që bëri zhurmë në zyrat e madrilenëve, një emër të cilin Zidane e kërkon me çdo kusht. Fakti që ende nuk ka mbërritur në kryeqytetin spanjoll do të thotë që tekniku francez do duhet të projektojë të ardhmen vetëm me emrat që ka aktualisht në skuadër. Merkato mbyllet më 2 shtator por gjasat janë që Reali të mos realizojë më afrime të reja. Pale kur thonë se kete  edicion “Los Blancos” e kanë të ndalur të dështojnë.