Gjokoviçi zbulon se kush do të jetë nr.1 në të ardhmen

Novak Gjokoviçi mbas shumë kohësh u ul në një sallë me gazetarët me rastin e pjesëmarrjes së tij në turneun Masters të Çinçinatit (SHBA), ku tenisti serb konsiderohet si favori kryesor, duke qenë se ai është i çlodhur, pasi nuk mori pjesë në turneun e fundit Roxher Masters të Torontos që u fitua nga Rafael Nadali.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Nole, midis të tjerave, duke folur për të ardhmen e tenisit, deklaroi:

“Fundi i fundit, do të dalë një tenist që do të na trashëgojë neve (e kishte fjalën për Federerin, Nadalin dhe veten). Ka shumë djem të rinj të gjatë, me shërbim të fortë dhe janë agresivë, Të them të drejtën, unë e shoh Dominik Timin si nr.1 të ardhshëm, ka vite që nuk na ndahet neve. Por, sidoqoftë, progresin më të madh e ka bërë edhe Medvedevi që jep goditje të forta dhe ka një servis të shkëlqyer, ndërsa tani ka filluar edhe të lëviz mjaft mirë”, deklaroi Gjokoviçi.

Sfidanti.al