I bëri gol Realit të Madridit, por nuk shpëtoi dot nga burgu!

Futbollisti i Las Palmasit, Serhio Arauho, u dënua, në Spanjë, me nëntë muaj burg dhe dy vite ndalim ngarjeje makine, pasi refuzoi që të bashkëpunonte me policinë mbas një incidenti automobilistik. Sulmuesi argjentinas, në fund të shtatorit, refuzoi që t’i nënshtrohej testit të alkoolit, pasi ai bëri një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke pretenduar se policët rrugorë e kishin akuzuar pa të drejtë.

Gjykata në Gran Kanarie e dënoi Arauhon me nëntë muaj burg, megjithëse, ka shumë mundësi, që ai të mos ta kalojë kohën në burg, pasi ligjet spanjolle nuk kërkojnë vuajtjen e dënimit në burg, nëse dënimi është më pak se dy vite dhe nëse, gjatë kryerjes së shkeljes, nuk është pëdorur dhunë.

Arauho, në fakt, e pranoi se  ishte nxehur dhe i kishte quajtur gënjeshtarë policët që, nga ana e tyre, thanë se ai (Arauho) u kishtë thënë atyre se presidenti i Las Palmasit “do të rregullojë gjithçka”. Arauho, në ndeshjen         (2-2) të ekipit të tij me Realin e Madridit, pak kohë më parë, shënoi gol për Las Palmasin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *