Një nga futbollistët më karizmatikë në historinë e Spanjës, Raul Ganzales Blanko, arriti edhe një objektiv tjetër në karrierën e tij. Ish-kapiteni i Realit të Madridit bëri një pauzë në karrierën e tij, si komentator special në BEING SPORT, dhe vrapoi, pa asnjë problem, në maratonën e Nju Jorkut.
Rauli vrapoi, pas propozimit të sponsorit Adidas, dhe e përshkoi distancën e maratonës, 42 km e 195 m, në kohën 3 orë 26 minua dhe 5 sekonda, pa asnjë lloj problemi fizik. Legjenda e Realit të Madridit që vrapoi me nr.10 525, e arriti qëllimin e tij dhe, pas përfundimit të karrierës futbollisitike, vrapoi në maratonën më prestigjioze në qytetin, ku ai kaloi vitet e fundit të karrierës së tij si futbollist.