Hap zemrën kreu i FIFA-s, Infantino: E dashuroj Murinjon!

Edhe drejtuesit më të lartë kanë zemër dhe ndjenja. Nuk bëjnë përjashtim as ata të futbollit, pra as Xhan Infantino. Italo-zvicerani, tashmë president i FIFA-s, ka dhënë një intervistë ndryshe, ose të paktën u është përgjigjur edhe disa pyetjeve ndryshe. Një prej tyre në lidhje me Zhoze Murinjon dhe fjalët e Infantinos duhet t’i kenë pëlqyer portugezit që po kalon momentet më të vështira të karrierës.

“Murinjo është një njeri që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shumë futbollit, – u shprej Infantino, për rrjetin Italian të “Skaj Sportit”, – ai ka idetë e tij, ka mënyrën e tij të ekzistencës. Ne kemi nevojë për njerëz novatorë, që sjellin gjëra të reja dhe që i thonë mendimet e tyre pa rezerva, jo si diplomatë”. “Murinjon ose mund ta dashurosh, ose mund ta urresh, por unë e pëlqej”, – ishte vlerësimi i Infantinos për trajnerin e sotëm të Mançester Junajtid.

B. Kuka