Koeman pas largimit të Suarez: Duket sikur jam unë personazhi negativ, por s’është kështu

Largimi i Luis Suarez nga Barcelona për në drejtim të Atletico Madrid ka bërë që në rrjetet sociale shumë lojtarë të njohur të lëshojnë kritikat kundrejt klubit blaugrana për mënyrën sesi e largoi uruguajanin. Për këtë temë foli edhe trajneri Koeman teksa ishte holandezi që i komunikoi sulmuesit me anë të një bisede telefonike se nuk e kishte në planet e tij

‘Duhet të them se duket sikur unë jam personazhi negativ në filmin e Suarez-tha Koeman-por nuk është kështu. Pas telefonatës sime me Suarez, kam treguar respekt për futbollistin dhe për të si njeri.Ka dhënë maksimumin në stërvitje që nga dita e parë dhe i thashe Luisit se do ta kishte të vështirë të luante por nëse do të qëndronte do të ishte një lojtar më shumë i skuadrës. Këtë ia thanë edhe drejtuesit e klubit. Por në fund ishte një vendim i klubit që mori vendime përpara se të vija unë si trajner. Po tentohet të bëhen ndryshime në klub. Ka futbollistë të rinj. Luis dhe unë respektojmë njëri-tjetri dhe kemi folur hapur. Në fund shkoi te Atletico kështu që i uroj fat’.

Padyshim Messi nuk e fshehu aspak hidhërimin për largimin e mikut të tij të ngushtë teksa thumboi ashpër Barcelonën në mesazhin e lamtumirës për Suarez.

‘Është normale që një futbollist të jetë i trishtuar për largimin e mikut të tij-vijoi Koeman-është pjesë e futbollit. Por për mua më e rëndësishme është gjendja e Messit në stërvitje. Ka qenë një shembull në stërvitjet e skuadrës ku tregoi se po rimerr formën e tij. Në këtë aspekt nuk kam asnjë dyshim për Messin’.

Sfidanti.al