Man. Junajtid fiton, por askush nuk ka besim tek mbrojtja e tij!

Motoja e kësaj skuadre ka qenë “në sulm”. Kështu në kohën e Mat Basbit, edhe në atë të Sër Aleks Fergusonit dhe nuk ka ndryshuar me Ole Gunar Solskjerin, veçse është e pamundur që loja në mbrojtje të lihet në gjendjen që ndodhet tani. Suksesi i arritur më në fund në Premier Ligë ishte 3-2, madje në minutën e 10-të shtesë dhe me penallti, ndërsa Mançester Junajtid shpëtoi mirë nga ndonjë ndëshkim tjetër, pas humbjes 1-3 në javën e parë ndaj Kristël Palasit.

Pol Pogba u ndihmua nga VAR-i që të mos shkaktonte penalltinë e dytë për Brajtonin, ndërsa gjyqtari fillimisht e dha, ndërsa kapiteni Harri Megajer shpëtoi nga kartoni dhe nga penalltia pas një ndërhyrjeje në zonë ndaj Konollit. Analistët theksojnë se mbrojtja e Junajtidit është kaq e dobët saqë Solskjeri nuk mund të ketë luksin të hedhë njëkohësisht në fushë të tre mesfushorët shumë të mirë Pol Pogba, Bruno Fernandes e Dani Van de Bek, pasi reparti në qendër të fushë do të ishte shumë “poroz”. Trajneri thotë se “nuk kemi nevojë për mbrojtës”, por deri tani duket ndryshe.

Sfidanti.al