Frika nga humbjet financiare; Puma, ndërmjetëse mes Neymar dhe Gonzalez

Hyn një aktor i ri në konfliktun mes Neymar dhe Alvaro Gonzalez të shfaqur gjatë ndeshjes mes Paris Saint germainit dhe Olympique të Marseille dhe bëhet fjalë për ‘Puma’, kompaninë e veshjeve sportive që ka nënshkruar kontratë me Neymar. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja spanjolle ‘AS’ sipas së cilës, kjo kompani vendosi të bëjë rolin e ndërmjetësit mes brazilianit dhe spanjollit të cilët janë nën hetim nga Komisioni i Disiplinës në LFP.

Puma mendon se në rast të ndëshkimit të Neymar, ajo do të pësojë humbje të rënda financiare duke qenë se braziliani akuzohet për homfobi dhe racizëm. Alvaro Gonzalez rrezikon të dënohet me 10 ndeshje pezullim për fyerjet raciste ndërsa për Neymar mund të jepet një dënim deri në 20 ndeshje pasi përvec fyerjeve homofobe ndaj Gonzalez, braziliani ka lëshuar fjalë fyese raciste në drejtim të japonezit Sakai.

Sfidanti.al