Kaka këshillë Nejmarit: Nëse mendon se është koha jote…

Nejmari, gjatë ditëve të fundit, ndodhet në qendër të vëmendjes, duke qenë se përflitet për një largim të tij eventual për te PSZH-ja. Tani, ka lajme të ndryshme për statusin e tij në Barcelonë, pasi disa thonë se ai do të vazhdojë që të qëndrojë tek ajo, ndërsa disa të tjera se ai do të largohet për në Parkun e Princave, kështu që duhet të pritet vendimi përfundimtar. Ndërkohë, lidhur me këtë, dje, u prononcua edhe ish-pjesëtari i përfaqësueses së BrazilitKakaqë rekomandoi Nejmarit sa më poshtë:

“Gjatë këtijsezoni veror transferimesh, ka shumë spekulime, shifra e transferime të mëdha dhe një nga futbollistët që po përflitet më shumë, është Nejmari. Sido që ai të vendosë,kjo do të jetë njëzgjedhje personale e tij.Nuk e di se çfarë ka ai mendje dhe se çfarë do të bëjë, ama, nëse ai mendon se koha e tij në Barcelonë ka përfunduar, atëherë, ai duhet të largohet që atje. Nejmari është njëlojtar i shkëlqyer dhe fantastik. Kudo qëka luajtur vitet e fundit, ai ka qenë i shkëlqyer. I uroj fat në vendimin e tij”, tha Kaka në “Omnisport”.

Sfidanti.al