“Rosonerët” nuk mbahen, mjaft aktivë në “pazarin” e milionave

Drejtorët e mëdhenj të Milanit, Marko Fasone dhe Masimiliano Mirabeli, u “kapën”, ditët e fundit, nga “Skaj Sporti”, duke biseduar me agjentin e njohur portugez, Horge Mendesh, sikurse duket, për “klientë” të tij të rinj. Sipas “Skajit”, fjala është për Diego Kostën, Radamel Falkaon dhe Renato Sançezin. Ky i fundit e ka bërë të qartë se dëshiron që të shkojë te Milani, duke qenë se është i pakënaqur nga minutazhi te Bajerni i Mymihut, por, sidoqoftë, sikurse thuhet, të dy klubet janë ende larg marrëveshjes.

Milani synon që, gjatë kesaj vere, të angazhojë një sulmues të vërtetë, ndersa Mendeshi përfaqëson Kostën dhe Falkaon. Kosta do që të kalojë tek Altetiko e Madirdit, por nuk mund të nënshkruajë me klubin spanjoll deri janarin e ardhshëm, për shkak të një ndalimi të UEFA-s. Kështu që Atletiko mund ta japë atë hua gjashtë muaj te Milani. Falkao, në fakt, ka nënshkruar, muajin e kaluar, një kontratë të re me Monakon, por është i hapur për transferim.

Sfidanti.al