Lukaku: Me Junajtidin do të shkruajë historinë, nuk jam tip perrallash

Romelu Lukaku,gjatë sezonit veror të transferimeve, është përforcimi më i madh i Mançester Junajtidit dhe kjo është edhe arsyeja që ky klub pret shumë nga ky sulmues i fuqishëm 24-vjeçar. “Nuk mund të them se unë jam një lojtar i kompletuar, pasi kam akoma shumë për të mësuar, por, sidoqoftë, unë përpiqem që të përsosem gjithnjë e më shumë”, thotë Lukaku, për të cilin transferimi te Junajtidi është rast që ai të bashkëpunojë edhe një herë tjetër me Murinjon që, më 2014, udhëhiqte Celsin dhe ia shiti atë (Lukakun) për 28 milionësterlina Evertonit.

Tani, mediumet anglezë e krahasojnë Lukakun me Drogban që ka bashkëpunuar mjaft mirë me “specialin”. “Unë jam Romelu Lukakudhe dua që të shkruaj historinë time. Nuk mund ta krahasoj veten me Drogban. Ai është më shumë një qendërsulmues klasik që pret topin, por që nuk lëviz shumë. Kurse unë dua që ta kem topin te këmbët e mia dhe vrapoi shumë”, konkludon Lukaku.

Sfidanti.al