Nico Rosberg sërish në botën e garave; Drejtues i Mercedes në Formula E?

Duket se për Nico Rosberg nuk është e thënë që të qëndrojë larg botës së garave automobilisitke. Mediat gjermane flasin për një përfshirje të tij në Botërorin e Formula E, vetëm se këtë radhë jo në rolin e pilotit, por në atë të një drejtuesit. Sipas ‘Auto Bild’, Nico Rosberg mund të jetë pjesë e Mercedes në Formula E të vitit 2019 dhe për këtë arsye ai ka zhvilluar një takim me presidentin e këtij botërori, Alejandro Agag. Nëse kjo lëvizje do të realizohet, atëherë Rosberg do t’i bashkohet në këtë kampionat një tjetër emri si Alain Prost që është në krye të skuadrës Renault. Vetë Prost ka deklaruar se përfshirja e Mercedes në Botërorin e Formula E është dicka pozitive për këtë kampionat

sfidanti.al