Jo vetëm Ronaldo; ja rekordet që duhen thyer në futboll

Të shënosh 700 gola në karrierë është një arritje fenomenale, por për momentin nuk I mjafton Kristiano Ronaldos që të hyjë përfundimisht në histori. Pavarësisht këtij rezultati të jashtëzakonshëm, Ronaldo nuk është ende në podiumin e shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave edhe pse është një objektiv mëse I arritshëm për të. Në vendin e tretë aktualisht është Gerd Myler me 729 gola, ndërkohë që dy  vendet e para mbahen nga Bican me 805 gola dhe braziliani Romario me 748 gola,

Dikush pretendon se përpara Ronaldos është edhe hungrezi Pushkash por shifra e 709 golave nuk mund të verifikohet me siguri të plotë. Ndërkohë një tjetër që është vendosur këto ditë, por që është lënë disi në hije është edhe ai I Serhio Ramos me 168 ndeshje me përfaqësuesen spanjolle duke thyer atë të Iker Kasijas. Shifra të rëndësishme por jo të gjithë njohin emrat dhe faktet e ndonjë rekordmeni impresionues.

Vjenezi I Pragës

Xhozef “Pepi” Bikan nuk është një emër shumë I njohur, por historianët e futbollit e konsiderojnë si futbollistin më të fortë në historinë e Cekosllovakisë. E megjithatë ai ka lindur në Vjenë në 25 shtator të 1913 dhe në 1928-2937 ka luajtur në Austri me skuadrat e Shustek, Farbenultz, Rapid I Vjenës dhe Admira Vaker. Më pas u transferua në Pragë, për të luajtur për 11 sezone me Sllavian e Pragës duke shënuar 395 gola. Ka luajtur me kombëtaren austriake duke shënuar 14 gola dhe me atë Cekosllovake me 12 gola. Po kështu ai ka luajtur edhe me një kombëtare të pagëzuar Bohemia e Moldavia me 6 gola në 2 ndeshje

Ali Dai, Patrioti

Me kombëtaren portugeze, Ronaldo arriti në 95 gola, por edhe në këtë rast është dikush që I qëndron para. Bëhet fjalë për qendërsulmuesin iranian Ali Dai që ka luajtur për një kohë të gjatë në Bundesligës dhe me fanelën e kombëtares së tij ka shënuar 109 gola, një kufi dukshëm I arritshëm nga Ronaldo që është në vendin e dytë.

Ronaldo dhe Xhento, zotërinjtë e Championsit

Në klasifikimin e goleadorëve, Ronaldo është I pari në Ligën e Kampioneve me 127 gola, I ndjekur nga Messi me 112. Por përsa I përket trofeve të fituar në këtë kompeticion, rekordin e mban spanjolli Xhento me 6 tituj, I vetmi lojtar që ka arritur në këtë kuotë I ndjekur nga Ronaldo, Di stefano, Rial, Zarraga, Markos Alonso, Lesmes, Huanito Alonso, Santisteban, Mateos, Maldini e Kostahurta. Vetëm Ronaldo ka mundësinë për të barazuar xhenton në këtë klasifikim duke qenë se është I vetmi në aktivitet

Superfaraoni Hasan

168 ndeshjet e Ramos dhe 162 të Ronaldos me përfaqësueset e tyre respektive I vendosin këta dy kampionë në shkallët më të larta të këtij klasifikimi. Por përpara tyre është një italian, Xhanluixhi Bufon që ka arritur në kuotën e 176 ndeshjeve me Italunë, ndërsa në kryesuesi absolut në këtë aspekt është egjiptiani Ahmed Hasan me 184 ndeshje me skuadrën përfaqësuese. Por duke parë se Ramos dhe Ronaldo janë në aktivitet, rekordi I Hasan me shumë mundësi do të thyhet.

Sfidanti.al