Kualifikueset e Euro 2020 po shkojnë drejt fundit dhe formati I këtij kompeticioni po merr formë. Nga 24 skuadrat që do të jenë në fazën finale, 20 do të kalojnë nga faza kualifikuese, ndërsa 4 të tjerat nga playoffet e Nations League. Përsa I përket kualifikueseve, 5 skuadra e kanë prerë biletën për në Euro 2020; Italia, Polonia, Ukraina, Belgjika e Rusia. 15 ekipet e tjera do të dalin nga raundi I muajit të ardhshëm, ndërsa 4 të tjerat nga playoffet që do të luhen në 26-31 mars 2020 ku do të marrin pjesë 16 skuadra në bazë të rezultateve të Nations League. Ja situata e kualifikueseve për cdo grup.
Grupi A
Anglia me fitoren 6-0 ndaj Bullgarisë I është afruar kualifikimit dhe kryeson me 3 pikë më shumë se Cekia që është në vendin e dytë me 1 pikë më shumë se Kosova. Këto dy të fundit do të luajnë sfidën vendimtare direkte për kualifikimin në 14 nëntor
Grupi B
Ukraina u kualifikua falë fitores 2-1 me Portugalinë që nuk mund t’I lejojë vetes të bëjë hapa të tjerë falsë. Luzitanët janë të dytët me 1 pikë më shumë se Serbia
Grupi C
Holanda e Gjermania kryesojnë me 3 pikë avantazh mbi Irlandën e Veriut. Në 16 nëntor është në program përballja direkte mes Irlandës së Veriut dhe Holandës
Grupi D
Situatë është delikate me Danimarkën e Irlandën që kryesojnë me 12 pikë secila. Zvicra është në vendin e tretë
Grupi E
Kroacia kryeson me 14 pikë, 2 më shumë se Hungaria që duhet të rihet nga Sllovakia që ka 10 pikë dhe 1 ndeshje më pak
Grupi F
Spanja nuk është kualifikuar akoma por është e qetë në krye me 19 pikë, ndërsa pas saj lufta për vendin e dytë është ende e hapur. Suedia me 14 pikë është e dyta me 1 pikë më shumë se Rumania, por as Norvegjia nuk është larg me 10 pikë. Ndeshjet direkte mund të sjellin ndryshime të mëdha në renditje
Grupi G
Polonia është e sigurt për vendin e saj në Evropian, por edhe Austria në vendin e dytë me 5 pikë më shumë se Maqedonia e Sllovenia nuk duket se ka probleme për të siguruar kualifikimin
Grupi H
Turqia e Franca, kryesojnë me 19 pikë, islanda është e treta me 4 pikë më pak dhe në 14 nëntor do të jetë sfida mes Turqisë dhe Islandës.
Grupi I
Këtu cdo gjë është zgjidhur me Belgjilkën e Rusinë me 24 dhe 21 pikë që janë kualifikuar, mbetet vetëm të përcaktohen vetëm pozicionet përfundimtare të tyre
Grupi J
Italia është e kualifikuar falë 21 pikëve të grumbulluar. Pas saj ësnhtë beteja e vendit të dytë me Finlandën, Armeninë dhe Bosnjen që kanë respektivisht 12, 10 dhe 10 pikë
Sfidanti.al