‘Ishte një kohë, jo shumë e largët, kur familja e futbollit mendoi se problemi I racizmit ishte një kujtim I largët-kështu e nisi komunikatën e tij presidenti I UEFA, Aleksandër Ceferin pas episodeve të këtij fenomeni që janë shfaqur së fundmi nëpër stadiume, ku rasti më I fundit është ai I regjistruar në sfidën kualifikuese të Euro 2020 mes Bullgarisë dhe Anglisë.
Kjo ndeshje u ndërpre 2 herë për shkak të koreve raciste në drejtim të futbollistëve angleze me ngjyrë.
‘Po impenjohemi në maksimum për të eliminuar këtë të keqe nga futbolli, po bëjmë gjithcka-vijon komunikata e Ceferin-rritja e nacionalizmt në të gjithë kontinentin ka ushqyer sjelle të papranueshme dhe dikush ka menduar se stadiumet janë vendi I duhur për të shprehur këto ide të frikshme. Si organ drejtues e di që nuk do të fitojmë ndaj askujt në garën e popullaritetit, por disa opinione të shprehura ndaj UEFA në luftën kundër racizmit janë shumë larg realitetit. UEFA, në bashkëpunim me Football Against Racism Europe, ka krijuar një protokoll për të identifikuar dhe luftuar racistët. Sanksionet e UEFA janë ndër më të ashprat në botën e sportit’
Rregullorja e UEFA parashikon si ndëshkim minimal mbylljen e pjesshme të stadiumeve me pasoija humbje financiare për klubin dhe një njollë për tifozët.-
‘UEFA është organi I vetëm që skualifikon një lojtar me 10 ndeshje nëse verifikohet sjellje raciste e tij-vijoi Ceferin-po luftojmë fort për të hequr këtë të keqe nga futbollit. Nuk duhet të kënaqemi me kaq, por duhet të dyfishojmë vendosmërinë dhe forcat tina. E gjithë familja e futbollit duhet të punojë bashkë me qeveritë dhe organizatat jo qeveritare dhe t’I hapë luftë racizmit. Federatat e Futbollit nuk mund të bëjnë asgjë të vetme për të zgjidhur këtë problem. Edhe qeveritë duhet të bëjnë më shumë. Vetëm duke punuar së bashkur, në emër të nderit dhe etikës, do të bëjmë përmirësime’.
Sfidanti.al