Kutinjo s’ka më kthim tek Barcelona, tek Bajerni ose në Premier Ligë!

Nisja e sezonit është e shkëlqyer dhe mendohet se në “Kamp Nou” mund të mendohen përsëri për ta marrë. Filip Kutinjo është një nga lojtarët e vitit në Bundesligë, me Bajernin që po kënaqet me rendimentin e brazilianit, veç e ardhmja e tij ende nuk është vendosur. Kutinjo është në Mynih i huazuar nga Barcelona, dhe burime pranë klubit katalanas bëjnë me dijë se presidenti Bartomeu dhe trajneri Valverde nuk kanë ndërmend ta kthejnë sërish yllin në ekipin e tyre.

Me gjasë, ata nuk kanë shpresë se Kutinjo do të jetë ai që ishte tek Liverpuli, apo ai që është tani tek Bajenri. Pritet që, ose bavarezët t’ia blejnë përfundimisht kartonin, nëse çmimi do t’u duket i arsyeshëm, ose Barça do ta transferojë përfundimisht në një klub të Premier Ligës, të cilit nuk i jepet emri. Mos vallë ky klub do të jetë Mançester Junajtidi?

Sfidanti.al