Inzagi sheh “fantazmën” e dështimit, por ç’të bëjë pa Imobilen!

Nëse kundërshtarit i mungon një lojtar, ai “fap” fut në lojë një tjetër. Juventusi e bën këtë, po ashtu edhe Interi, ndërsa tek Milani, u ngrit nga stoli Zllatan Ibrahimoviç, u kthye në titullar dhe ndikoi në fitoren e ndeshjes. Tek Lacio, trajneri Simone Inzagi nuk e ka këtë luks, edhe pse ekipi ka luftuar deri tani për titull. Mungesa e dyshes së sulmit, Çiro Imobiles dhe Kaisedos, bëri që “shpata” laciale të mos kishte “majë të mprehtë”, dhe të mos godiste dot. Në një pjesë të parë të barabartë në “Olimpiko”, Milani shënoi dy herë, edhe me fat, ndërsa vendasit nuk kishin as potencialin dhe as fatin e duhur.

“Nuk patëm fat në momentet-kyç, – është leximi i ndeshjes nga Inzagi, – në pjesën e parë pësuam gol me autogol dhe me penallti. Humbja shkakton vështirësi në renditje dhe në garën me Juven, por patëm vështirësi objektive. Na duhet të rikuperojmë lojtarë që nuk i kemi në dispozicion, ndërsa do të jetë e vështirë të luajmë 4 ndeshje në dy javë. Gjithsesi, nuk do të dorëzohemi aspak”.

Sfidanti.al