Tirana e pësoi nga pakti me  “djallin”? Sa mirë ishte kur ishte..keq!

Kur Tirana nuk kishte bërë pakt me “djallin”, e bënte gjumin më të qetë,  sesa tani që është nisur për të dalë kampion. Kur ka qënë vetëm,madje sa thuhej me sarkazem se armiku i brendshëm ishte  më i rrezikshëm se armiku i jashtëm, e pengonin me forcë për t’iu afruar fronit të  titullit , veç askush nuk mund ta përlyente dot me baltën e pazareve. Këtë herë, e ka marrë para kohe “dhuratën” e 100 vjetorit të lindjes, një dhuratë që është mbushur me “helm” nga kupa.. e Kupës. Sado e pavërtetë të jetë, është amorale të dëgjosh frazën: Tirana po hetohet! Pse pikërisht në këto momente, kjo gafë e madhe morale ? Ka nga ata që besojnë se Tirana u ndje shumë e përkëdhelur, arbitrat  s’i kishte më kundra siç ka ndodhur prej vitesh, dhe  mëndjelehtësia arriti kulmin kur besoi se ‘çunat e sistemit” nuk do ta tradhëtonin deri në fund të sezonit..

Presidenti Halili  bëri një “betim” publik , nga ata që mund të quhet i tepruar edhe në llojin tonë, kur trazohet me shërbet  tradhëtia dhe sinqeriteti. Ajo që është dëgjuar me përshtypje  dhe që po bën bujë në pasarelën e futbollit me halle.. është kjo  : nuk kam prekur me dorë as një kacidhe  dollari!  Dhe, sipas zakonit shqiptar, të gjithë besojnë, të gjithë nuk besojnë ! Edhe më budallai mes tifozeve,  do t’i thoshte Ridit :  ti nuk paska marrë, por trego shokët! Kujtoni rastin më flagrant dhe më historik nga sensi : të gjithë e dinim se çfarë marifeti kishim stisur me Kombëtaren  në dy ndeshjet me Armeninë, madje ishin futur aq thellë tek thesi, sa dinin edhe çmimin e pagesës kualifikuese, dhe prapëseprapë, fundi na dukej aq i merituar  sa thërrsinim me të madhe; O sa mirë me qenë shqiptar!

Sfidanti.al