Familja Messi ne Milano? Harrojeni…Leo eshte me pushime ne Ibiza

Sa here permendet emri i Lionel Messit per ndonje rekord apo zera merkatoje, te gjithe drejtojne antenat nga Spanja. Kjo ndodhi edhe me rastin e lajmit te publikuar ne oret e fundit me mberritjen ne Milano te babait te futbollistit, ndoshta per te trajtuar transferimin ‘fantashkence’ te argjentinasit te Interi, nje levizje per te cilen eshte folur kaq shume.

Por si gjithmone, nuk ka munguar reagimi dhe pergenjeshtrimi i lajmit. Personat qe jane prane kapitenit te Barcelones kane bere te ditur se lajmi eshte fals. Messi, qe nuk eshte ne dijeni te asgjeje, ne fakt po shijon 6 ditet e pushimit qe u ka dhene trajneri Setien perpara pergatitjeve per ndeshjen e Liges se Kampioneve me Napolin ne 8 gusht.

Messi ne fakt ndodhet ne Ibiza bashke me familjen e tij si dhe miqte Pep Costa e  Luis Suarez edhe keta te shoqeruar nga familjet e tyre.

Sfidanti.al