David Villa eshte ne vorbullen e nje skandali. New York FC ben te ditur hapjen e hetimeve te brendshme per nje akuze te bere ne drejtim te 38 vjecarit spanjoll per ngacmim seksual nga nje ish stazhiste, akuze e bere nepermjet rrjetit social Twitter. ‘I marrim shume seriozisht te tilla gjera dhe nuk tolerojme asnje lloj ngacmimi ne cdo sektor te klubit tone. Kemi nisur menjehere nje hetim per nje ceshtje te tille’-theksonte klubi ne nje komunikate.
Skyler B, keshtu identifikohej akuzuesja e Villa ne rrjetet sociale tregonte se ish sulmuesi i perfaqesueses spanjolle me prekte gjithnje dhe shefat e shihnin si material komik. David Villa u transferua te New York FC ne vitin 2014 dhe u largua ne 2018 per te mbyllur karrieren ne Japoni.
Sfidanti.al