Simeone humbi finalen me Olimpikun për shkak të fjalëve të..pista!

Diego Simeone nuk do të qëndrojë i ulur në stolin e drejtimit të Atletikos së Madridit në ndeshjen finale të Ligës së Evropës me Olimpikun e Marsejës (19 maj), për shkak të pezullimit të tij nga UEFA.

Trajneri i ekipit madridas është dënuar që ta mos ta drejtojë ekipin e vet katër ndeshje, për shkak të përjashtimit të tij gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës me Arsenalin, sepse ai shau me “fjalë të pista” gjyqtarin e ndeshjes. Ai nuk ndodhej në stolin e drejtimit as në ndeshjen e kthimit të Atletikos në “Vanda Metropolitano” me Arsenalin.

Sfidanti.al