Kryesia e Realit të Madridit vendosi që t’u falë nga një orë të shtrenjtë lojtarëve të vet për sukseset që ata kanë arritur sezonin e kaluar, por, qëllimisht, zgjodhi këtë termin kohor, në prag të ndeshjes finale me Liverpulin (26 maj, Kiev).
Gazeta “Marka” shkruan se çdo futbollist ka marrë të njëjtën markë ore, më saktë “Rolex Submariner” që kushton rreth 25 000 euro. Veç orës, lojtarët e Realit kanë marrë paraprakisht 70 milionë euro për t’i ndarë të gjithë bashkë, duke qenë se, vitin e kaluar, ata fituan Champions-in dhe kampionatin spanjoll.
Sfidanti.al