Italia, Lipi bekon Mançinin: E ka me shume deshire kombetaren

Roberto Mançini do te jete trajneri i Italise dhe tashme pritet vetem zyrtarizimi qe do te behet ne 13 maj. Kjo zgjedhje e Federates Italiane te Futbollit ka marre edhe bekimin e Marçelo Lipit, trajnerit qe ne 2006 drejtoi Te Kaltrit drejt titullit te 4 Boteror.

‘Mançini eshte trajner i nje niveli te larte nderkombetar dhe me shume eksperience-tha Marçelo Lipi-me duket se edhe ai ka shume deshire per te drejtuar Kombetaren’.

6 dite me pare, presidenti i Federates Italiane te Futbollit, Roberto Fabriçini konfirmoi se me Mançinin do te nise bisedimet per detajet e kontrates ne 13 maj ne perfundim te kampionatit rus te futbollit.

Sfidanti.al