Gjithçka eshte gati per ndeshjen e lamtumires se Andrea Pirlos qe do te zhvillohet ne 21 maj ne San Siro ne Milano. Evenimenti i asaj dite do te quhet ‘La Notte del Maestro’ dhe protagoniste do te jene shume yje te futbollit nderkombetar ne 20 vitet e fundit sigurisht perveç atyre me te cilet ka luajtur Pirlo.
Pas lajmerimit disa jave me pare dhe mbeteshin per t’u zgjedhur sulmuesit e trajneret. Tashme Pirlo i ka bere te ditur emrat e ‘te grumbulluarve’ ku permendim Marko Borrielon, Antonio Kasanon, Hernan Krespon, Alesandro Matrin, Vinçenco Iakuinten, Aleksandre Paton, Fabio Kualjarelen, Ronaldinjon, Ronaldo Fenomenin, Andrij Shevçenkon, Nikola Ventolen e Kristian Vierin. Persa u perket trajnereve, te ftuarit e veçante jane Alegri, Ançeloti, Konte, Donadoni e Tasoti.
Sfidanti.al