Dinamo e Zagrebit refuzon ofertat e Bajernit, Junajtidit dhe Evertonit ..

Dinamo e Zagrebit u dha përgjigje negative Bajerit të Mynihut, Mançester Junajtidit dhe Evertonit që kishin shprehur interesim për pjesëtarin e ri të përfaqësueses spanjolle, Dani Olmo, që po luan shkëlqyeshëm në Kroaci.

Klubi i “djajve të kuq” ishte gati të paguante 25 milionë euro, ndërkohë që Evertoni ofroi madje 28 milionë euro, po aq sa kishte bërë të ditur se do të paguante për Olmon edhe klubi bavarez. Lajmet më të fundit thonë se Dinamo i oftoi Olmos një kontratë të re, sepse klubi zagrebas nuk do që ta shesë futbollistin e vet më të mirë në prag të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.

Matematika e Dinamos është e thjeshtë: me ndihmën e futbollistit të ri spanjoll klubi zagrebas do ta ketë më të lehtë të zejë një vend në elitën evropiane të futbollit sesa ta shesë atë për 15 milionë euro. Sidoqoftë, shumë gjëra do të sqarohen mbas ndeshjes revansh të Dinamos me Ferencvaroshin të martën e ardhshme, ndërkohë që ndeshja e parë në “Maksimir” përfundoi 1-1.

Sfidanti.al