Raketa nr.2 e botës, Rafael Nadal, thotë se gjatë të gjithë karrierës së tij ai ka patur probleme, por megjithatë vazhdimisht e ka gjetur mënyrën që të qëndroi në krye.
“Tani, unë nuk jam më mirë se më parë. Tani, unë jam ai që jam. Sidoqoftë, kam një sezon të mirë. Jam konkurrues në të gjithë turnetë, ku marr pjesë. Kam patur probleme fizike gjatë katër muajve të parë të vitit, por unë po luaj në mënyrë konstante dhe jam i kënaqur. Disa aftësi i kam humbur gjatë viteve, por disa të reja i kam fituar tani që jam më i pjekur, kështu që unë mund të vazhdoj të qëndroj në krye në nivel të lartë. Kështu, unë jam i kënaqur që, megjithë problemet, kam qëndruar në krye”, deklaroi Nadali.
Gjatë këtij sezoni, Nadali ka marrë pjesë në 11 turne, në nëntë nga të cilët ka dalë midis katër tenistëve më të mirë.
Sfidanti.al