Ajaksi kavardiset me “dhjamin” e vet, Zijesh e Neres “patriotë”

Ajaksi i Amsterdamit bëri një punë të madhe, duke i bindur “forcat lëvizëse” kryesore të veta, David Neres dhe Hakim Zijesh, që të nënshkruajnë kontrata të reja. Sulmuesi anësor brazilian, Neres, nënshkroi kontratë deri më 2023, duke hedhur poshtë kështu një ofertë të Mançester Junajtidit. Ajaksi do të mund të fitonte 50 milionë euro, por Neresi vendosi që më mirë të luajë me Ajaksin sesa  në “Old Trafford”. Neresi ka ardhur tek Ajaksi më 2017 nga Sao Paulo, pasi për të u paguan 12 milionë euro.

Kurse Hakim Zijesh e nënshkroi kontratën deri më 2022, ndërkohë që gjatë verës për të gjithashtu ka patur interesim të madh nga disa klube, midis të tjerëve, edhe nga Bajerni i Mynihut, por, sidoqoftë, ky pjesëtar i përfaqësueses marokene vendosi që të vazhdoi të qëndroi tek Ajaksi. Zijeshi e nisi karrierën e tij te Herenveni, ka luajtur edhe me Tventen dhe tek Ajaksi erdhi më 2016, pasi ky i fundit pagoi për të 11 milionë euro.

Sfidanti.al