Futbollisti i ri Zhoao Feliks edhe në ndeshjen me klubin kampion italian, Juventus, shkëlqeu edhe një herë tjetër, duke shënuar dy gola në fitoren 2-1 të Atletikos së tij të Madridit në një ndeshje të zhvilluar Suedi.
Forma e Feliksit e entuziazmoi mjaft trajnerin e “jorgaxhinjve”, Diego Simeone, që tha fjalë mjaft vlerësuese për futbollistin e ri portugez.
“Feliksi luajti shkëlqyeshëm, ai ka kapacitet të madh dhe përshtatet shpejt, ndërkohë që ai zotëron edhe një vizion mjaft të mirë për lojën, pavarësisht se në cilin pozicion luan në fushë. Ajo që mund të them unë për të, është se ai është një talent i lindur dhe i etur që të mësojë shumë dhe shpejt”, deklaroi trajneri i Altetikos, Diego Simeone.
Sfidanti.al