Dibala te Mancester Junajtid? Djajtë e Kuq mund të ofrojnë 135 mln Euro

Paulo Dybala vihet në shënjestrën e Mancester Junajtid. Sipas asaj që publikohet në median britanike, skuadra e Djajve të Kuq kanë vendosur të tentojnë blerjen e futbollistit argjentinas të Juventusit në rast largimi të Romelu Lukaku. Dybala ka tërhequr vëmendjen e emisarëve të klubit me paraqitjet e tij në sezonet e kaluara dhe konsiderohet si njeriu i duhur për të rritur cilësinë e skuadrës

Drejtuesit e klubit anglez kanë bërë sondazhet e tyre për koston e lojtarit, por te Juventus duket se nuk janë të gatshëm që të privohen prej argjentinasit. Mësohet se drejtuesit e Zonjës së Vjetër mund të kërkojnë 135 milionë Euro për kërtonin e sulmuesit 25 vjecar, ndërkohë që mësohet se Mancester Junajtid mund të përfshijë në tratativa edhe Lukaku si pjesë e një shkëmbimi. futbollisti belg është shfaqur në formë të mirë kohët e fundit, megjithatë largimi nga Djajtë e Kuq janë ende një opsion për të dhe Juventus duket se është një destinacion i pëlqyeshëm për Lukakun.

sfidanti.al