E bujshme te Reali i Madridit! Florentino Perez po tenton rikthimin e Zidan

Zinedin Zidan mund të kthehet te Reali i Madridit, një hipotezë kjo që deri pak ditë më parë ishte krejtësisht e pamundur që të realizohej. Sipas medias spanjolle Florentino Perez ka kontakuar me trajnerin francez duke i kërkuar që të marrë në kontroll situatën, madje menjëherë. Por jo vetëm kaq, thuhet se Zidan mund të ulet në pankinën e ‘Los Blancos’që këtë të diel në ndeshjen e kampionatit në Bernabeu ndaj Vajadolidit.

Por për momentin e gjithë kjo vështirë se mund të bëhet realitet. Mësohet se Zidan me shumë mirësjellje e ka refuzuar këtë propozim të Perez, shprehu disponibilitetin e tij për të marrë drejtimin e skuadrës për sezonin e ri. Por në këtë pikë, francezi nuk do të ishte kandidatura e vetme për t’u ulur në stolin e ‘Los Blancos’ pasi në garë janë edhe Alegri, Murinjo, Pocetino, Klop dhe Lëv.

Ditët e fundit ai që është përmendur më shpesh në zërat e merkatos përsa i përket stolit të Realit të Madridit, është Zhoze Murinjo, por ky i fundit përgënjeshtroi menjëherë këto zëra.

‘Nuk kam qenë në kontakte me Realin e Madridit-tha Murinjo-kur sheh që emri yt lidhet me atë të kësaj skuadre të madhe ke gjithnjë një arsye për të qenë krenar, por Reali i Madridit e ka një trajner. Zërat e merkatos në futboll janë dicka normale dhe unë jam mësuar. U habita me eliminimin e Realit nga Liga e Kampioneve, sepse jam i lidhur me ngjyrat e këtij ekipi dhe sot them që duhet respektuar cfarë ka arritur Reali i Madridit në këto vite’

sfidanti.al