Përse në Angli mendojnë se Paris SG mund ta shkatërrojë Bajernin?!

Le të vendosë kjo skuadër rekorde, dhe le të arrijë fitore të tilla, që sukseset e së kaluarës të duken fare të vegjël. Në Angli, disa prej analistëve mendojnë se Bajerni do ta ketë shumë të vështirë ndaj Paris SG në finalen e Championsit, sidomos për shkak të mbrojtjes së dobët. Analistë të tillë si Sem Blic, Kris Saton apo Rio Ferdinand theksuan se kur rezultati ishte 0-0, Lioni pati raste të pastër me anë të Memfis Depait apo Karl Toko Ekambit, por i humbi duke lejuar që bavarezët të shpëtonin mirë. Madje derisa rezultati shkoi 3-0, francezët ishin në lojë dhe i krijuan probleme bavarezëve. Mendimi i tyre i përgjithshëm është se, ndonëse Bajerni ka potencial të madh në mesfushë dhe në sulm, kur të ketë përballë një sulm me lojtarë si Nejmar, Mbape e Di Maria, do ta ketë tepër të vështirë. Natyrisht, është finale dhe gjithçka mund të ndodhë, por është e sigurt se në të gjitha parashikimet, favorit do të jetë Bajerni.

Sfidanti.al