Milani ia shton “tagjinë” Ibrës, por “milanisti” Rangnik ka dyshime!

Dy palët nuk janë më larg se 1 milionë euro nga njëra-tjetra, dhe kjo do të thotë se janë të gjitha mundësitë për t’u marrë vesh. Milani ia ka rritur ofertën e rrogës Zllatan Ibrahimoviçit deri në 6 milionë euro në sezon, e tani pritet përgjigja e suedezit. Ndërkaq, kandidati për trajner si dhe për drejtor sportiv në “San Siro”, gjermani Ralf Rangnik, nuk është i bindur nga 38-vjeçari. “Unë nuk do të vija bast për të, – tha ai, në një intervistë për “La Gazeta delo Sportin”, – është në moshë të madhe dhe gjithçka mund t’i ndodhë. Flasim për një investim për të fituar Serinë A dhe për t’u kthyer në Champions. Projekti i Milanit duhej të ishte për të ardhmen”. Edhe pse Rangniku theksoi se ishte e drejtë që klubi të rinovonte me trajnerin Pioli, nëse do të kishte zgjedhur atë, mund të kishte hapur një faqe të re të historisë.

Sfidanti.al