Klop, gazetarëve: Nëse ka një mesfushor në sallë, jam i interesuar!

Konferenca e Jurgen Klopit për të folur mbi duelin Liverpul-Siti, nuk pati vetëm përgjigje të tilla si “ky klub ka histori të madhe, por ne duhet të krijojmë historinë tonë”. Pati, ashtu siç edhe pritej, shaka dhe batuta që nuk mund të mungojnë nga trajneri gjerman.

Dikur, ai u pyet për mungesën e cilësisë në mesfushë (aq më tepër me dëmtimin e Lalanës), një repart ku Siti qendron më lart. Klopi nuk e vonoi përgjigjen e tij, të goditur dhe të menduar në çast. “Nëse këtu në sallë ka ndonjë mesfushor, unë jam i interesuar, – tha ai, duke qeshur paksa, – unë e njoh situatën, po ju them se nëse gjej një mesfushor mes jush, në stol kam vend për të”.

Liverpuli quhet më i fortë në mbrojtje tani me ardhjen e Van Dajkut nga Sauthemptoni, dhe sidomos vlerësohet shumë në sulm, me treshen Salah-Mane-Firmino, ndonëse skuadra e Guardiolës ka një mesfushë brilante me David Silvën apo Kevin De Brujnin.

Sfidanti.al