Tre sezone më parë, Golden Stejt Uorriors habiti gjithkënd duke u bërë e para skuadër në NBA që shënonte 1 000 kosha tripikësh në një edicion të vetëm. Në një vit rekordesh, Stef Kërri e Klej Tompsoni udhëhoqën shokët deri në shifrën 1 077, diçka e paimagjinueshme, dhe që tregonte sesi po ndryshonin kohët në basketbollin amerikan.
Kanë kaluar me të vërtetë vetëm dy vjet, dhe pas tentativës së dështuar të vjetshme nga Klivlend Kavaliers për të thyer rekordin (1 067), kemi dy prova të suksesshme. Vetë Hjustoni e kaloi “stekën” e vendosur nga Golden Stejti duke arritur në 1 181 kosha tripikësh, ndërsa në edicionin që po vazhdon, Xhejms Hardeni me shokë arritën në 1 184. Duhen ende disa ndeshje për t’u luajtur në sezonin e rregullt, dhe mund të arrihet deri në 1 300.
Një meritë të veçantë padyshim ka trajneri Majk D’Antoni, i mbiquajtur “mustaqja” apo “Arsen Lypeni”. Një amerikan me origjinë italiane, ai po tregon suksese të mëdha si trajner në NBA, pasi i tregoi si lojtar dhe trajner në Itali. Me Feniksin ai vendosi dy rekorde të kosha tripikësh në NBA (2005, 2006), ndërsa tani e bëri dy herë me Hjustonin.
Sfidanti.al