Çfarë do t’i thonin njëri-tjetrit Vengeri dhe Enrike pas humbjeve turpëruese? 

Të dy trajnerët e lartëpërmendur të Arsenali dhe të Barcelonës që pësuan humbje ofenduese ose turpëruese (1-5 dhe 0-4) nga Bajerni i Mynihut dhe PSZH-ja, me siguri që ndjejnë “dhimbje” të njëjta, pasi këta rezultate tregojnë se ekipet e tyre kanë shanse minimale dhe ndodhen në prag të eliminimit nga Liga e sivjetme e Kampioneve.

Ka shumë nga ata që duan që këta dy trajnerë të largohen nga ekipet e tyre, ndërkohë që, në rrjetët socialë, kanë filluar që në kurriz të tyre të bëhen shaka. Një nga shakatë më të goditura është ajo që bëri, dje, në Twitter “Blicer Report” që një fotografi të përbashkët të mëparshme të tyre e shoqëronte me shënimin: “Unë kam nëvojë për një përfaqim”, njëri i thotë tjetrit që i përgjigjet: “Edhe unë…”!

Sfidanti.al