Dibala “përshëndet” Ronaldon, menjëherë pas fitores ndaj Napolit

Paulo Dibala ka zgjuar reagime vetëm sepse ka pëlqyer një foto të Kristiano Ronaldos në Instagram. Porn ë fakt nuk është aq e thjeshtë, por futbollisti i Juventusit ka pëlqyer publikisht, pikërisht fotografinë që CR7 ka postuar në rrjetin social, menjëherë pas fitores së realit ndaj Napolit, me rezultat 3:1, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Një gjë e tillë nuk ka se si t’i ketë pëlqyer tifozëve të Napolit, por ka bërë që të reagojnë edhe mediat spanjole, pasi Dibala prej kohësh është objektiv i  Real Madridit për sezonin e ri.

Sfidanti.al